FOTO/ Aktori i 'Çukur' vjen për herë të parë në Shqipëri: Nuk ndihem si i huaj këtu....

FOTO/ Aktori i 'Çukur' vjen për herë të parë në Shqipëri: Nuk ndihem si i huaj këtu....

08:09, 16/11/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, i ftuar në emisionin 'Rudina' ishte Erçan Kesal.

Ai është një ndër aktorët më të njohur në kinematografinë turke dhe në Shqipëri u bë shumë i njohur nga roli i tij si baba Idrizi në serialin "Çukur".

Aktori i njohur ka ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe ka folur për ndjesinë e veçantë që i ka krijuar ky vend.

“Është një ndjenjë shumë e veçantë që nuk e kam ndjerë në vendet e tjera. Unë këtë ndjenjë nuk e kam ndjerë në asnjë vend tjetër të Europës. Unë ndihem këtu sikur jam në një qytezë tjetër të Turqisë, nuk ndihem si i huaj. Vetëm se nuk është afër, por kemi një afërsi shpirtërore, në zemër”, tha ai.

Erçan nuk është vetëm aktor, ai është po ashtu mjek, regjisor madje dhe shkrimtar i njohur në Turqi.

Roli i tij në 'Çukur' pëlqehet shumë nga publiku, pasi transmetonte parimet më të mira të një qenieje njerëzore: drejtësi, forcë, personalitet etj.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco