Bashkëshortja e Lorik Canës flet për shtatzëninë dhe tregon si e vendosën emrin e vajzës që do të lindë

Bashkëshortja e Lorik Canës flet për shtatzëninë dhe tregon si e vendosën emrin e vajzës që do të lindë

21:29, 15/11/2019
A+ Aa A-

Gjatë muajit shtator bashkëshortja e Lorik Canës, Monika, zbuloi se ishte shtatzënë për herë të dytë. Më vonë u mësua se ata do të bëheshin prindër të një vajze, për të cilën Monika dhe Loriku janë plotësisht gati kur të vijë në jetë. Ditën e sotme bashkëshortja e ish-kapitenit të kombëtares shqiptare ka bërë një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ dhe përmes saj ka treguar se ata kanë blerë edhe krevatin për vogëlushen.

Image

Monika ka konfirmuar se ata do e quajnë vajzën Enkelejda dhe ka treguar se si e kanë marrë këtë vendim. “Në fillim Loriku nuk e pëlqente si emër, sepse ishte shumë i gjatë, por Bojken e quan Leida… kështu që problemi u zgjidh”, ka thënë Monika.

Image

Ajo ka publikuar disa foto me barkun e rrumbullakosur dhe ka treguar se deri më tani ka shtuar 8 kilogramë e se kjo shtatzëni ka qenë pak e lodhshme për të. “Çdo shtatzëni është e ndryshme… kjo ishte më e lodhshme… jam plakur”, është shprehur Monika dhe ka zbuluar se është 32 vjeçe.

ImageImage

Kujtojmë se Lorik Cana ka 5 vite i martuar me bashkëshorten e tij dhe se ky fëmijë i dytë do të vijë në jetë 4 vite pas lindjes së Bojken.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco