Për herë të parë në televizion, Andi Murra bën bashkë 150 kërcimtarë për një performancë të jashtëzakonshme

Për herë të parë në televizion, Andi Murra bën bashkë 150 kërcimtarë për një performancë të jashtëzakonshme

20:20, 15/11/2019
A+ Aa A-

Andi Murra është një nga koreografët më të njohur në vend për performancat “free style” dhe bashkë me grupin e tij “Quest Style Crew” ka korrur shumë suksese. Së fundmi koreografi bëri bashkë 150 kërcimtarë profesionistë të grupit për të dhuruar performancën më të bukur që është parë në televizionet shqiptare.

Në emisionin e fundit të “E diell”, “Quest Style Crew” ngriti në këmbë të gjithë publikun në sallë me energjinë që dhuruan me kërcimin e tyre. Në këtë performancë u përfshin kërcimtarë të moshave të ndryshme, të cilët kanë marrë leksione nga Andi Murra.

Si fillim numri u hap me një kërcim të Graciano Taganit, më pas disa vogëlushë tërhoqën vëmendjen e të gjithë publikut me lëvizjet e tyre perfekte dhe një grup tjetër bashkë me Andin elektrizuan të gjithë skenën me performancën e fuqishme.

Është diçka e rrallë që një grup kaq i madh të bëhet bashkë dhe të kordinohet kaq mirë në një kërcim, prandaj “Quest Style Crew” i është dhënë shpesh një hapësirë televizive për të shfaqur talentin para të gjithëve.

Andi Murra dhe grupi i tij janë shfaqur në disa spektakle të tjera mjaft të njohura në vend dhe gjithmonë kanë dalluar për numrat e tyre mjaft të veçantë. Koreografi i njohur prej vitesh është marrë me zhvillimin e talentit tek të rinjtë duke e shndërruar “Quest Style Crew” në një akademi të vërtetë kërcimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco