Khloe Kardashian e nxjerrin zbuluar, faqja e njohur tregon si duket ajo në realitet

Khloe Kardashian e nxjerrin zbuluar, faqja e njohur tregon si duket ajo në realitet

19:58, 15/11/2019
A+ Aa A-

Khloe Kardashian është akuzuar shpesh për përdorimin e “photoshop-it”, por së fundmi një faqe në “Instagram” ka treguar se ylli i televizionit ka filluar të transformojë edhe fytyrën e saj.

Faqja “CelbFace” ka publiluar dy foto të Khloe-s, njërën të realizuar nga paparcët dhe një tjetër që ajo e ka publikuar vetë në rrjete sociale.

Sipas llogarisë në fjalë ajo përdor një aplikacion të quajtur ‘Facetune’ dhe këtë gjë e kanë vërtetuar përmes disa fotove të tjera në të cilat Khloe duket shumë ndryshe nga realiteti.

Në imazhet që ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka publikuar hunda e saj duket më e vogël, sytë më të mëdhenj dhe mollëzat e ngritura.

Menjëherë pas këtij postimi kanë nisur komentet e shumta nga fansat, të cilët shprehen se ju vjen keq që Khloe duket si një tjetër njeri në fotot e saj dhe se nuk e kuptojnë përse përdor aplikacione për rregullimin e fytyrës kur ka një lëkurë aq të pastër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco