VIDEO/ Plas sherri mes motrave Kardashian, Kim zihet me Koutneyn! Arsyeja do t’ju befasojë

VIDEO/ Plas sherri mes motrave Kardashian, Kim zihet me Koutneyn! Arsyeja do t’ju befasojë

17:00, 15/11/2019
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian mund të ketë vendosur të largohet nga reality show i familjes Kardashian, por para se ta bëjë këtë do të na dhurojë disa skena të papara.

Në një klip të ri nga “Keeping Up With the Kardashians”, Kim u zu keq me motrën Kourtney kur kjo e fundit tha se dëshironte vetëm karamele të shëndetshme, në festën e ditëlindjes së vajzave të tyre North West dhe Penelope Disick.

Videoja fillon me dy motrat duke hipur në sediljen e pasme të një makine dhe Kim që pyet Kourtney-n nëse ka ndonjë ide për festën.

Kourtney thotë, “Po, karamele të shëndetshme!” dhe Kim habitet duke qenë se bëhet fjalë për një festë “Candyland” (Bota e Karameleve), dhe karamelet nuk janë asnjëherë të shëndetshme.

“Kourtney ka këtë vizionin, kundra sheqerit ose kimikateve të neveritshme. Është plotësisht kundër sheqerit, glutenit, festave dhe argëtimit sepse Kourtney ka vendosur që thjesht nuk ka kuptim”.

“Ngjyrosja e ushqimit i sëmur njerëzit”, shtoi Kourtney.

Më pas Kim u inatos keq dhe nisi t’ia numëronte të motrës të gjitha:

 “Kjo është një festë për fëmijë. Atëherë pse makina jote ka ndenjëse lëkure? Pse ke vënë syze plastike?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco