Fatma rrëfen momentin e veçantë kur i tha Alfios se do bëhet baba

Fatma rrëfen momentin e veçantë kur i tha Alfios se do bëhet baba

11:05, 15/11/2019

Tashmë prej kohësh kemi mësuar lajmin e bukur se moderatorja e njohur, Fatma Methasani dhe partneri i saj, Alfio Rrotani, do të bëhen prindër për herë të parë.

Fatma ka rrëfyer në “Pasditja ime” momentin e parë kur i tregoi Alfios se do të bëhen prindër për të parën herë.

I thashë Alflios hajde në shtëpi se nuk jam fare mirë dhe do duhet të më çosh në spital. Vjen super shpejt, është e pamundur t’a nxjerrësh nga kuzhina, i bllokohej fryma kur hapi derën, unë i kisha përgatitur një kuti të vogël me ekon, këpucët e bebit, kur pash Alfion që po qante, nga ajo javë e javët e tjera vetëm kemi qarë”, tregoi Fatma.

Kujtojmë se dyshja ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Ata do të bëhen prindër të një djali.ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco