Dalja e opozitës nga Kuvendi....Bes Kallaku zbulon subjektin e filmit të tij Falco

Dalja e opozitës nga Kuvendi....Bes Kallaku zbulon subjektin e filmit të tij Falco

09:55, 15/11/2019
A+ Aa A-

Me datë 20 Nëntor në kinema do të transmetohet filmi i Bes Kallakut, i titulluar ‘Falco’.

Aktori i mirënjohur i humorit, ka punuar rreth dy vite e gjysmë për këtë film dhe në të luajnë përsonazhe shumë të njohur nga showbizi.

Filmi është pasqyrim i realitetit shqiptar, sjellë me nota komike.

Së fundmi Besi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “RTV Ora” ku ka treguar subjektin e ‘Falco’.

Besi ka rrëfyer se pjesë e filmit është dhe dalja e opozitës nga Kuvendi. “PA- Partia Para Albania, e ka nismën nga para Laçi.

“Ky film është një pasqyrë realiteti e të gjithë këtyre viteve të fundit. Vjen në mënyrën më komike të mundshme dhe e kemi sjellë aq bukur saç dinë ta pasqyrojnë artistët. “Falco” punon në Itali dhe ka një ndërmarrje pastrimi dhe gjelbërimi. Ai vjen në Shqipëri sepse 4 deputetë kanë dhënë dorëheqjen. Filmi nis fill pasi opozita ka dorëzuar mandatet e deputetit. Duke pasur kohën e mjaftueshme futa faktin që opozita dorëzoi mandatin. Unë si i 5 në listën e Lezhës më takon mandati i deputetit dhe nga kapuçi i hajdutit shkoj dhe vesh kostumin e politikanit”,tregoi ai në studio.

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco