Edhe Rovena Dilo e zhgënjyer nga festivali në RTSH: Vaçe Zela më vlerësoi.....

Edhe Rovena Dilo e zhgënjyer nga festivali në RTSH: Vaçe Zela më vlerësoi.....

08:45, 15/11/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare Rovena Dilo ka rrëfyer sipas saj prapaskenat e festivalit të RTSH-së.

Në “Vizion Plus” ajo është shprehur se kryetarja e jurisë  Vaçe Zela  për këngën e saj “Ante” e vlerësoi me pikët maksimale, por theksoi se loja e nëndheshme u bë brenda festivalit.

Ndër të tjera Rovena Dilo rrëfeu se përse kënga e saj “Ante” nuk u fut në konkurrim në natën finale duke u shprehur se aty ekzitojnë klane të caktuara që ta bëjë të vështirë rrugën.

“Vaçe Zela kishte menduar të ma jepte mua vlerësimin maksimal, 20 pikë, si kryetare e jurisë, pasi si e tillë ajo jepte 20 pikë në raport me 10 pikë që jepnin anëtarët e tjerë. Ndërkohë siç duket, si në çdo festival që ka lojëra të nëndheshme, unë nuk duhej të isha natën e fundit ndaj dhe nuk dola në konkurrim natën e fundit, duke mos prishur punë të klaneve të caktuara që ekzistonin dhe vazhdojnë të ekzistojnë. Këngët e mira gjithmonë vlerësohen, dhe këngëtarët e mirë gjithmonë mbeten. Nuk ka çmim në botë që ti ç’bëj ata”, është shprehur ajo.

Kujtojmë që pak ditë më parë çifti i artistëve shqiptarë kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe akuzuan regjisoren Vera Grabocka dhe muzikantin Zhani Çiko se e kanë përcaktuar se kush do ta fitojë festivalin.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco