FOTO/ Godet sërish Julian Deda, ‘betohet’ te noteri dhe...

FOTO/ Godet sërish Julian Deda, ‘betohet’ te noteri dhe...

20:08, 14/11/2019
A+ Aa A-

Aktori i humorit Julian Deda, ka ironizuar me situatën politike në vend, pasi anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi u betua sot para noteres.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, pasi ka postuar një foto përballë një noterie, Deda shkruan me ironi se vendosi të betohet për anëtar të Gjykatës së Lartë, pasi në Kushtetuese nuk ka më vende bosh.

“Me uroni fat. Meqe per Gjykaten Kushtetuese nuk ka me vende bosh, vendosa te betohem per anetar te Gjykates se Larte.

Ju kerkoj ndjese per veshjen time me tuta por meqe kalova andej thashe ta mbaroj si pune tek noterja pa shqetesuar Presidentin. Betohem se do sherbej me ndershmeri.

I juaji Julian Deda”, shkruan Julian Deda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco