VIDEO/ U zhduk për 5 vite, Indila rikthehet fuqishëm

VIDEO/ U zhduk për 5 vite, Indila rikthehet fuqishëm

12:50, 14/11/2019
A+ Aa A-

Me siguri e mbani mend këngëtaren franceze Indila, kënga e të cilës "Derniere danse" bëri bujë e dëgjohej kudo në vitin 2014.

Ky ishte dhe viti që Indila pati një sukses të paparë, duke publikuar vazhdimisht këngë që renditeshin në top lista.

Mirëpo papritur Indila vendosi të tërhiqej nga muzika.

Këngëtarja u zhduk për 5 vite duke mos sjellë asnjë këngë të re dhe duke mos i përdorur më rrjetet sociale.

Pas 5 vitesh, Indila është rikthyer sot dhe sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull "Parle à ta tête" (Fol me vete).

Kënga është shoqëruar me një videoklip shumë interesant ku vihet re se gjatë këtyre 5 viteve, Indila nuk ka ndryshuar fare.Xing.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco