Publikohet traileri i filmit gjerman dhe zbulohet roli i Noizy-t

Publikohet traileri i filmit gjerman dhe zbulohet roli i Noizy-t

11:30, 14/11/2019

Prej disa vitesh Noizy ka njoftuar fansat e tij se është duke punuar për një rol në një film gjerman.

Ai ka zbuluar se përpos dëshirës për këngën, ka edhe këtë pasion të veçantë për aktrimin dhe së shpejti të gjithë do e shohim në këtë fushë.

Image

Mbrëmjen kaluar është publikuar edhe traileri i filmit dhe tani është zbuluar edhe roli i reperit shqiptar.

Në filmin që mban titullin “Man from Beirut” ose “Blind”, Noizy do të ketë një rol dytësor dhe në pjesën më të madhe të skenave ai shfaqet përkrah aktorit gjerman Frederick Lau.

Pjesë e filmit janë edhe disa aktorë të tjerë shqiptarë si Blerim Destani dhe aktori shqiptaro-amerikan, James Biberi.

Dy aktorët kanë rol kryesor në film dhe pritet që premiera e tij botërore të jetë në 25 nëntor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco