Habit Robert Berisha vazhdon ende të jetoj me Norën dhe kjo për një arsye

Habit Robert Berisha vazhdon ende të jetoj me Norën dhe kjo për një arsye

10:31, 14/11/2019
A+ Aa A-

Disa muaj më parë, Robert Berisha njoftoi publikisht ndarjen e tij nga partnerja, Nora Istrefi, me të cilën ka një vajzë të quajtur Renee.

Këngëtari tregoi se tashmë rrugët e tyre do të vazhdonin të ndara, mirëpo ai do të gjendej gjithmonë pranë vajzës dhe Norës sa herë të ishte e nevojshme.

I ftuar ditën e djeshme në emisionin   "Glamour Zone" në Rtv Ora këngëtari foli për jetën e tij private.

Ai tregoi se vazhdon akoma të jetojë me Norën por për disa ditë në javë.

‘Ta themi troç me kë jeton tani Roberti’ ishte pyejta e gazetares Ester Bylyku.

‘ Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4-vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër. kështu që, pak aty, e pak aty! Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë, prindërit e Renes’ është shprehur këngëtari.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco