U martua me fustan të zi, Angela Martini tregon arsyen

U martua me fustan të zi, Angela Martini tregon arsyen

09:13, 14/11/2019
A+ Aa A-

Dy vite më parë, modelja e njohur Angela Martini na befasoi të gjithëve me disa postime në llogarinë e saj në Instagram, ku tregonte se ishte martuar sa hap e mbyll sytë me partnerin e saj, Dragos Savulescu.

Për më tepër, Angela ishte bërë nuse e veshur me të zeza dhe pranë çiftit nuk ishte askush tjetër teksa ata u kurorëzuan me martesë.

Ditën e djeshme, teksa promovonte librin e saj të ri “Dashuri, shpresë, dritë” në emisionin e pasdites “Rudina”, Angela preku edhe temën e martesës së saj.

Modelja tregoi se gjithçka kishte ardhur aq spontane, sa të dy ishin zgjuar një ditë dhe kishin vendosur të bëheshin burrë e grua.

“Kjo zgjedhje ishte sepse ne kemi vendosur të martohemi në të njëjtën ditë. S’kemi qenë të përgatitur, s’kemi qenë të fejuar, apo të kemi folur më parë për martesën. Jemi zgjuar nga gjumi dhe kemi thënë “Çfarë bëjmë sot? A martohemi”? Ishim duke shkuar në Las Vegas. Është bërë tamam procedurë, por në Las Vegas ka më shumë shpejtësi.

'Burri im dhe unë nuk jemi shumë tradicionalë. Ne mendojmë se njerëzit bëjnë martesa të mëdha, por kjo nuk do të thotë dashuri e fortë. Ne kemi dashur të bëjmë diçka speciale dhe burri im ka thënë “kur shoh nuse nuk më pëlqen asnjë”. Thashë me vete çfarë jam duke bërë ,duke u martuar me këtë.

Tha: Unë e dua nusen që të jetë seksi edhe kur të vijë tek unë t’i them ok që jam gati për këtë martesë.”- tregoi modelja në studio.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco