Modelja shqiptare ka qënë e lidhur me Kanye West, ja arsyeja që nuk e ka bërë publike

Modelja shqiptare ka qënë e lidhur me Kanye West, ja arsyeja që nuk e ka bërë publike

08:45, 14/11/2019
A+ Aa A-

Angela Martini ishte mbrëmje e kalaur e ftuar në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu.

Modelja ka folur kryesisht për librin e saj të parë “Dashuri, shpresë, dritë” por dhe ka zbuluar detaje shumë interesante nga jeta e saj private.

Angela është që prej dy vitesh e martuar me miliarderin rumun, Dracos, por në vitin 2011 është përfolur gjatë për një lidhje të mundshme me reperin e njohur Kanye West, i cili sot është i shoqi i Kim Kardashian.

Asokohë modelja e ka mohuar këtë marrëdhënie por sonte e ftuar në ‘Soiree’ e ka konfirmuar.

“Meqë ti nuk e ke problem t’i thuash që ke pasur, ke patur diçka me Kanye West?”, e ka pyetur moderatorja Jonida Shehu.

“Po. A të thashë që nuk e kam problem me të thënë?”, është shprehur Angela.

Ajo ka treguar se e ka mohuar këtë lidhje më parë ngaqë nuk i pëlqejnë të tillë zhurma por tani që është histori e marrë fund, mund ta thotë shumë lehtësisht.

View this post on Instagram

Sonte në ora 21.00 Soirée ! ??

A post shared by Angela Martini ???? (@angela_martini) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco