Jennifer Lopez rrëfen si e ngacmoi seksualisht regjisori në takim e parë

Jennifer Lopez rrëfen si e ngacmoi seksualisht regjisori në takim e parë

23:40, 13/11/2019
A+ Aa A-

Edhe këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez ka folur për ngacmimet seksuale.

Ajo ka treguar në një intervistë për ‘Harper’s Bazzar” se është bashkuar iniciativës “#MeToo”, e cila mbështetë gratë karrieriste të cilat janë ngacmuar seksualisht në vendet e tyre.

“Bëhet fjalë për një nga provat e para të mia për të marrë pjesë në një film në vitet ‘90. Mu kërkua nga regjisori të hiqja këmishën dhe ti tregoja gjoksin. Unë nuk e bëra. E dija që ajo nuk ishte rruga e duhur. Në mendjen time ishte e qartë që nuk ishte një sjellje e mirë. E di që do përfundonte në një tjetër mënyrë, por mendoj se në fund shpirti i Bonx (vendi ku është rritur) më kujtoi që disa gjëra nuk i bëjmë”, ka thënë Jennifer Lopez.

Ndërkohë, e pyetur nëse ka pasur ngacmime kur është futur në Hollywood, Lopez u përgjigj duke treguar se nuk ia ka ndodhur njëlloj si kolegëve të saj.

 “Nuk kam pasur abuzime në mënyrën se si kanë denoncuar shumë aktore kohët e fundit”, ka përfunduar J.Lo.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco