Bija ime/ Ojky bën zgjedhjen e papritur midis Demirit dhe Asusë, ja ç’do ndodhë nesër

Bija ime/ Ojky bën zgjedhjen e papritur midis Demirit dhe Asusë, ja ç’do ndodhë nesër

19:47, 13/11/2019
A+ Aa A-

Asu pi alkool në prani të Ojkysë. Ojky i vë kusht Asusë që të lërë alkoolin. Demir bëhet merak pasi Asu nuk e hap telefonin. Asu kërkon të shkojë disko me Ojkynë por rojet e sigurisë nuk e lejojnë.

Asu zihet me ta dhe padashje lëndon Ojkynë. Asu përfundon në komisariat. Ojkysë i vjen keq për Asunë. Demir mëson se Ojky ndodhet në komisariat dhe shkon ta marrë. Asu zihet me Demirin dhe i thotë se ata nuk kanë ndryshim nga njëri-tjetri.

Asu e kalon natën në qeli. Ugur është i sigurt që gjykatësi nuk do ia japë Ojkynë Asusë pas kësaj që ndodhi. Pas një jave mbahet seanca e dytë në gjykatë. Xhileti del nga burgu.

Demir mbrohet në gjykatë me faktin që Asu është dehur në prani të Ojkysë dhe ka përfunduar në polici. Asu përdor faktin që Demir është hajdut.

 Demir deklaron para gjykatësit se e ka lënë atë punë. Asu justifikohet që e ka braktisur Ojkynë dhe shfaqet e penduar. Gjykatësi dëgjon edhe Ojkynë e cila zgjedh të jetojë me Asunë. Demir shkatërrohet kur mëson se Ojky ka zgjedhur Asunë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco