‘Protesta në Astir, dështim’/ Jul Deda ironizon Mira Kazhanin: Gjej burrë!

‘Protesta në Astir, dështim’/ Jul Deda ironizon Mira Kazhanin: Gjej burrë!

16:55, 13/11/2019
A+ Aa A-

Aktori i humorit Julian Deda i është kundërvënë gazetares Mira Kazhani, pasi kjo e fundit ka cilësuar si të dështuar protestën e banorëve të Astirit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Deda e ka konsideruar “gazetaruce” dhe nuk ka ngurruar ta ironizojë.

“Kësaj gazetaruces populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë që të qetësohet, se gjynah…”-ka shkruar aktori i humorit, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike.

Mira Kazhani nuk ka vonuar shumë të përgjigjet. Në të njëjtën formë, në një status në rrjetet sociale, ka shkruar: I dashur Juli! Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Mesa shoh, as gruaja jote nuk ka.

Juli nuk e ka lënë me kaq. “Kaq e dështuar je sa çdo kritikë që shkruhet në Facebook, edhe kur nuk të përmendet emri, e kupton se bëhet fjalë për ty”-ka përfunduar ai.

Ditën e djeshme, situata u agravua në Astir. Teksa u hap rruga për shembjen e 33 banesave, banorët e zonës u përleshën me forcat policore. Krah tyre ishte edhe opozita me përfaqësuesit e saj.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

provoni miren13/11/2019 17:08

nuk esht problemi nese mira eshte kurve apo jo. problemi eshte nese mira ka v... apo jo?!

Shto koment

Denonco