FOTO/ Djali i Arnold Schwarzenegger, fotografohet me të dashurën shqiptare

FOTO/ Djali i Arnold Schwarzenegger, fotografohet me të dashurën shqiptare

16:50, 13/11/2019
A+ Aa A-

Djali i Arnold Schwarzenegger, Joseph Baena, u shoqërua edhe një herë nga e dashura Nicky Dodaj gjatë një paraqitje në West Hollywood të martën në mbrëmje.

21 vjeçari me fizikun joshës ishte fotografuar sërish me vajzën shqiptare, pas një nate në klubin Bootsy Bellows.

Me një bluzë sportive dhe xhinse që përputheshin, Jozefi dukej i qetë ndërsa çifti përgatitej për udhëtimin e tyre në shtëpi. Ai e përfundoi pamjen e tij me një palë atlete bardh e zi, teksa tiparet i kishte pothuajse identike me ato të babait të famshëm Schwarzenegger.

Image

Djali i Schwarzenegger fotografohet me të dashurën shqiptare (Foto: BACKGRID)

Duke iu bashkuar të dashurit të saj, Nicky dukej me plot stil, me xhinse e bluzë të brendshme të zezë, të kombinuara po ashtu me një xhaketë lëkure të zezë.

Takat e larta rrumbullakosën pamjen e saj, kur ajo po shëtiste së bashku me Jozefin pas paraqitjes së tyre në vendin e bulevardit ‘Sunset’.

Image

Djali i Schwarzenegger fotografohet me të dashurën shqiptare (Foto: BACKGRID)

Joseph, i cili është ‘djali jashtëmartesor’ i Schwarzenegger me ish-punonjësen e shtëpisë, Mildred Baena, ka qenë duke u takuar me Nicky, qysh kur ishin studentë në Pepperdine.

Boena ka lindur në vitin 1997, por vetë Arnold thotë se e ka mësuar se është baba i tij në vitin 2004 dhe që prej atëherë ka marrë përsipër detyrat e tij si prind. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco