Ishte një divorc me marrëveshje?! Rudina Dembacaj tregon se si e ka përjetuar ndarjen

Ishte një divorc me marrëveshje?! Rudina Dembacaj tregon se si e ka përjetuar ndarjen

14:29, 13/11/2019
A+ Aa A-

E ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake up", Rudina Dembacaj pranoi për herë të parë se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Aleksi.

Aktorja shumë e dashur për publikun u shpreh se që prej muajit mars ata janë në proçes divorci dhe se kjo periudhë ka qenë e vështirë për të.

"Kam filluar një proçes divorci që në muajin mars. Por unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria dhe sigurisht jemi të dedikuar ndaj vajzës. Kemi respekt ndaj njëri-tjetrit. Është e vërtetë që po divorcohem", tha Rudina e më pas tregoi se kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për të. 

"Është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë duke pasur shumë impenjime dhe duke ndarë kohën me të atin, Aleksin. Projektet e mia janë shoqëruar me shumë trazime shpirtërore, me shumë vuajtje sepse nuk është e thjeshtë. Kam patur shumë ankth, stres, por kam zgjedhur të impenjohem më shumë në punë që ta kaloj këtë periudhë", tregoi Rudina.

"Ishte zgjedhje e ne të dyve që të kishim një divorc me marrëveshje. Ndarja e një familjeje nuk është e thjeshtë dhe nuk e kisha menduar kurrë. Ka qenë një nga periudhat më të vështira të jetës sime dhe jam përpjekur që ta mbingarkoj veten me punë. 

Jam shumë krenare që unë dhe Aleksi po rrisim një fëmijë shumë të edukuar, është gazmore, na ngjan të dyve. Viktorias nuk i mungon as mami, as babi në asnjë moment. Ajo është e qetë", u shpreh aktorja./Xing.al

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco