Ish gruaja e Stallones: Kam shkuar në shtrat me Sean Penn për hakmarrje ndaj Madonës

Ish gruaja e Stallones: Kam shkuar në shtrat me Sean Penn për hakmarrje ndaj Madonës

11:44, 13/11/2019

Aktorja e njohur daneze si dhe ish bashkëshortja e Silvestër Stallones, Brigitte Nielsen nuk ka shkuar asnjëherë mirë me ikonën e muzikës pop Madona.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘ "The Talk" në CBS ajo deklaroi se ka bërë seks me aktorin e njohur Sean Penn në kohën kur ai ishte i martuar me Madonën.

’Kam bërë seks me Penn kur ai ishte i martuar me Madonën për inat të saj’ ka rrëfyer aktorja.

Image

‘Ishte viti 1987 kur isha në një klub me Madonën. Ajo u tregua shumë e pasjellshme me mua dhe nisi të më ofendonte dhe unë përfundova duke e goditur në fytyrë. Ishte me duar të hapura dhe goditja ishte e fortë duke marrë parasysh që ajo nuk është aq e madhe, ndërsa unë jam gjigante. Atë mbrëmje madje u nxorrja jashtë dhe nga trupëroja e lokalit’ ka vazhduar rrëfimin  Brigitte Nielsen.

Image

Por kjo nuk ishte e gjitha pasi aktorja muaj më vonë u nis për në jug të Francës ku qëndronte Madona për ti kërkuar falje.

‘ Por më e mira e historisë nuk ka ardhur ende. Shkova për ti kërkuar falje për atë që ndodhi po pashë që ajo jo vetëm nuk kishte ndryshuar sjelljen e saj po u treguar dhe më e vrazhdë. Dhe për ta bërë të ndihet keq unë kalova një natë me Sean Penn që në atë kohë ishte bashkëshortii saj’ ka mbyllur rrëfimin aktorja.

Për kohën kur flet për hakmarrjen ndaj Madonës, Brigitte Nielsen ka qënë e martuar me Silvestër Stallonen.  

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco