Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Reperi tha se i kontrollon virgjërinë, vajza ‘hakmerret’ ndaj të atit

Reperi tha se i kontrollon virgjërinë, vajza ‘hakmerret’ ndaj të atit

20:28, 12/11/2019
A+ Aa A-

Vajza e reperit T.I,  Deyjah Harris e ka hequr  të atin nga lista e ndjekësve në Instagram. Mesa duket, ky ishte një gjest rebelimi ndaj babait të saj për deklaratën e tij aq të përfolur në media.

Reperi amerikan u pyet nëse diskuton me të bijën për raportet seksuale dhe ai zbuloi se jo vetëm që flasin por çdo vit e shoqëron tek gjinekologu për të parë nëse “himeni i saj (cipa e virgjërisë) është i paprekur”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, T.I u shpreh me mburrje se në ditëlindjen e saj të 18, himeni i së bijës është akoma i paprekur.

“Deyjah, 18 vjeçe, sapo u diplomua në shkollën e mesme dhe tani është në vitin e parë në kolegj. Jo vetëm që kemi biseduar, por bëjmë edhe vizita vjetore te gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj” tha ai në episodin “Life Hacks” .

Kur u pyet nëse e trajtonte njësoj djalin e tij 15-vjeçar, T.I. ai tha jo, madje ishte në dijeni se djali ishte seksualisht aktiv dhe kjo s’e shqetësonte fare.

    Ashtu siç pritej fjalët e reperit shkaktuan irrim tek ndjekësit në internet pasi sipas tyre ai cënonte të drejtat dhe privatësinë e së bijës që tashmë edhe në sytë e ligjit është e rritur./Opinion

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco