VIDEO/ Grupi i njohur shqiptar “2Die4” rikthehen fuqishëm pas shumë vitesh, ja kur publikohet kënga e re

VIDEO/ Grupi i njohur shqiptar “2Die4” rikthehen fuqishëm pas shumë vitesh, ja kur publikohet kënga e re

19:09, 12/11/2019
A+ Aa A-

“2die4” është grup i njohur artistësh shqiptar, i cili është krijuar në vitet 1999-2000 nga 3 djem fierakë.

Këngët e tyre më të njohura, me të cilat kanë bërë bujë në atë kohë janë “Jetës Sonë”, “Jetes sone 3”, “Nenes”, “Fieri, I jashteligjshem”, “Me pelqen’, "Mos me thuaj sh***”, etj.

Por që nga viti 2006 ata për arsye të ndryshme u tërhoqën nga skena muzikore shqiptare dhe tashmë kanë vendosur të rikthehen fuqishëm më shumë se një dekadë më vonë me një këngë te re, të cilën e kanë shoqëruar edhe me një videoklip të punuar me regji të Elio Kalivaçi, një talent që premton për të ardhmen e kësaj fushe.

Kënga e re titullohet “Fuck The System”. Ajo gjithashtu vjen në bashkëpunim edhe me këngëtaren Jenny Jonas dhe Dj Tony Toy.

Videoklipi do të publikohet ditën e premte dhe pritet të jetë shumë i pëlqyer nga publiku. /SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco