Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Kejvina nuk e imagjinon dot ‘burrin ideal’, ndërsa Era Rusi s’ka kohë të martohet

Kejvina nuk e imagjinon dot ‘burrin ideal’, ndërsa Era Rusi s’ka kohë të martohet

09:23, 12/11/2019
A+ Aa A-

Moderatorja Alketa Vejsiu u kërkoi mbrëmjen e djeshme çifteve të “Dance With Me” që të përkufizonin martesën me 3 fjalë.

Përgjigjet, që përveçse duartrokitje shkaktuan edhe të qeshura, ishin nga më të ndryshmet.

Megjithatë për t’u veçuar ishte përgjigja e këngëtares Era Rusi, e cila tha se ishte e zënë duke martuar të tjerët dhe nuk kishte gjetur ende një datë bosh për veten.

“Unë për shembull nuk jam martuar asnjëherë, jam shumë e zënë duke martuar të tjerët dhe akoma nuk arritur të gjej një datë bosh për veten. Megjithatë mendoj janë dy shpirtra që bashkohen në një dhe ku ka më bukur sesa të jetosh përjetësisht i dashuruar, ndaj dhe unë do të doja t’i uroja vetes atë këngën “Dance me till the end of love” ta kërceja“, tha Rusi. 

Ndërsa Kejvina Kthella, e pyetur sesi e imagjinon burrin e saj ideal tha: “Nuk e di se nuk e kam menduar, kur të martohem do vij këtu”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco