FOTO/ Young Zerka lë Shqipërinë për një surprizë të madhe

FOTO/ Young Zerka lë Shqipërinë për një surprizë të madhe

09:06, 12/11/2019
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Young Zerka së fundmi është larguar nga Shqipëria.

Ai ka udhëtuar për në Greqi dhe arsyeja e udhëtimit të tij nuk janë thjesht disa ditë të mira pushimi.

Zerka ka zbuluar se po punon për albumin e tij të ri dhe disa nga klipet do t’i realizojë në vendin fqinj, Greqi.

Këngët e tij të reja do të lancohen me datë 29 Nëntor, pra në kuadër të festës së Shqipërisë dhe kjo është një dhuratë e këngëtarit për fansat e tij.

Kujtojmë se para 2 javësh, i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ Zerka tregoi se në albumin e tij përpos këngëve solo do të përfshihen dhe bashkëpunime.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco