FOTO e fundit e tij tregon se si SIDA e shkatërroi Freddie Mercury

FOTO e fundit e tij tregon se si SIDA e shkatërroi Freddie Mercury

13:21, 09/11/2019
A+ Aa A-

Ai do të mbahet mend përgjithmonë për vokalin dhe energjinë e tij të fortë, e cila lëvizi kufijtë dhe ia hapi rrugën në muzikë.

Këngëtari Freddie Mercury vdiq pasi diagnostikua me AIDS, mirëpo e kishte fshehur gjithmonë sëmundjen nga publiku duke u përpjekur kështu të mbrojë të dashurit e tij.

Njëzet e katër orë para vdekjes së tij, Freddie lëshoi një deklaratë duke konfirmuar se ai kishte qenë me HIV pozitiv për disa vjet.

Ai e “përshpejtoi” vdekjen pasi kishte refuzuar të pijë ilaçet.

Zërat për gjendjen e tij shëndetësore qarkullonin prej vitesh.

Që në vitin 1986 spekulohej se këngëtari kishte bërë analizat për HIV, ndërkohë që në vitin 1987 Queen ndërprenë një turne botëror që ishte pothuajse në fund.

Freddie Mercury në dy vitet e fundit të jetës është parë shumë pak në publik, duke qëndruar më së shumti në shtëpinë e tij në Londër.

Fotot e tij të fundit tregojnë se sa peshë kishte humbur, ndërsa në 3 shtator 1991 artisti është parë pothuajse si skelet jashtë shtëpisë së tij.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco