FOTO/  ‘Jemi lesbike, jemi krenare’ puthje mes rrugëve të Tiranës

FOTO/ ‘Jemi lesbike, jemi krenare’ puthje mes rrugëve të Tiranës

10:22, 09/11/2019
A+ Aa A-

 Aktivistë dhe anëtarë të komunitetit LGBTI, kryesisht femra, kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit, në një paradë për të drejtat e tyre.

Me thirrjet në kor “Jemi lesbike, jemi krenare”, protestuesit për të drejtat e komunitetit LGBTI vijuan të qetë marshimin, i cili u shoqërua nga forcat e policies, por nuk prodhoi asnjë incident.

Gjatë protestës ra në sy momenti kur dy vajza të këtij komuniteti u puthën, ndërsa në duar mbanin një banderolë ku shkruhej: Hatixhja e don Xhemilen.

Parulla të tjera ishin edhe ato ku shkruhej: “Jam krenare që vajza ime është lesbike”, “krenar me qenë vetja” etj. Kjo protestë u zhvillua në kuadër të konferencës vjetore “ERA”.

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

MIRA 09/11/2019 15:15

Mortje thuaj, kaq shume paska. si su ngriten kaq, kur tironcit ishin pa uje

Shto koment

Denonco