Tjetër akuzë trondit botën e kinemasë: Polanski më përdhunoi kur isha 18 vjeç

Tjetër akuzë trondit botën e kinemasë: Polanski më përdhunoi kur isha 18 vjeç

09:23, 09/11/2019
A+ Aa A-

Një tjetër akuzë trondit botën e kinemasë. Sërish në qendër të ‘ciklonit’ është Roman Polanski, regjisori fitues i çmimit Oscar.

Aktorja franceze, Valentine Monnier thotë se regjisori e ka përdhunuar te shtëpiza e tij e skive.

Këto komente vijnë pikërisht kur regjisori 86-vjeçar do të prezantojë filmin e ri ‘Unë akuzoj’.

Aktorja tha se ishte 18 vjeç kur u përdhunua. Sipas saj, ngjarja ndodhi në Zvicër. Pas kësaj, ajo tha se kishte frikë për jetën e saj.

“Roman Polanski më ka përdhunuar në vitin 1975. Nuk kisha asnjë lidhje me të, as profesionale dhe as personale. Mezi e njihja. Ndodhi shumë përdhunshëm kur u kthyem te shtëpiza e tij e skive në Zvicër. Më goditi, më rrahu derisa u dorëzova dhe më pas më përdhunoi në mënyra nga më të ndryshmet. Sapo kisha mbushur 18 vjeç. Kisha frikë se do vdisja pasi ai është regjisor i famshëm dhe mund të më vriste për të ruajtur sekretin”.

Një avokat i Polanskit i ka mohuar akuzat.

Për momentin, Polanski kërkohet sërish në SHBA për shkak të përdhunimit të një 13-vjeçareje në vitin 1977. Ai u arratis nga Amerika prej asaj kohe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco