FOTO/ Keisi për herë të parë flet hapur për tradhëtinë, paralajmëron divorcin me Stresin

FOTO/ Keisi për herë të parë flet hapur për tradhëtinë, paralajmëron divorcin me Stresin

08:30, 09/11/2019
A+ Aa A-

 Jeta private e Stresit vazhdon të jetë shumë e komentuar në media dhe çdo e re nga reperi përbën kuriozitet për publikun.

 Pak muaj pas ndarjes nga Keisi, Stresi deklaroi se po kërkon rikthimin dhe la të kuptohej se dasma mund të bëhet.

Megjithatë, pak ditë pas deklaratës së tij  u publikua një video, teksa reperi puthte në faqe një vajzë në një club.

Image

Kjo situtë duket se e ka prekur Keisin, e cila së fundmi ka reaguar nëpërmjet një deklarate në Instastory.

“Nuk e kam menduar asnjëherë se shprehja: “Të tradhtosh një femër të mirë është si të zgjedhësh plehërat para thesarit” do aplikohej mbi mua. Por jeta të jep atë që nuk e pret. Nuk ka rëndësi se sa përpiqem unë që t’i hedh gjërat mbrapa krahëve pa bërë zhurmë, ato gjithmonë do të më dalin para kështu që më në fund do them dhe unë diçka publikisht. Kjo shkon për të gjitha ato vajza që mburren se flenë me burra të martuar, zemër urime ti je një ku*ve. Por ajo çfarë dua të them që të paktën bëhuni të mira në profesionin tuaj dhe mbajeni atë të interesuar për pak më shumë kohë, sepse tani jeni bërë shumë për t’u numëruar. Të paktën prisni firmat”, shkruan Keisi duke treguar se tashmë është lodhur nga gjithë kjo histori.

Në këtë mënyrë Keisi ka lajmëruar se hapi i radhës që do të marrë ndaj Stresit është firmosja e dokumentave të divorcit  që do të finalizojë edhe lidhjen e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco