Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO/  Luiza Xhuvani tejkalon dhimbjen rikthehet në skenë, emocionin publikun

FOTO/ Luiza Xhuvani tejkalon dhimbjen rikthehet në skenë, emocionin publikun

15:02, 08/11/2019
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Luiza Xhuvani është ringjitur sërish në skenë e ka dalë përpara publikut artdashës, vetëm pak javë pasi humbi bashkëshortin e saj, regjisorin Gjergj Xhuvani.

Ishte shafqja poetike “Mbrëmë i përshpërita një ylli”, e mbajtur në Qëndrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë,  që riktheu aktoren në krah të yllit të filmit Ndriçim Xhepa dhe regjisorit të shfaqjes, Kristian Koroveshi.

Ky i fundit pak ditë më parë rrëfeu se pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Gjergj Xhuvanit, brenda tij ekzistonte dyshimi se Luiza do refuzonte të ngjitej në skenë për veprën.

Por artistja e tejkaloi dhimbjen dhe u shfaq në tryezën me 6 shandanë, dy tufa trëndafilash e tri karrigesh të tejdukshëm, që prisnin aktorët e shfaqjes.

E veshur në të zeza, Luiza Xhuvani ecën drejt skenës, me sharmin e pacenuar e ndez një qiri për të mbajtur të mbërthyer mes emocionesh publikun që e shihte me mall dhe e duartrokit fort artisten në përfundim

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    albana08/11/2019 16:01

    grua a forte dhe pur tu marre shembull, djali mund te jete kriminel, por kjo sdo te thote qe Luiza te ndaloje te jetoje, ajo e ka shprehur dhimbjen qe e ka kapluar shpirtin e saj, nepermjet artit, dhe ska me bukur...e madherishme

    Leli08/11/2019 15:16

    Me nje djale kriminel, çdo njeri normal dhe me pak njerezi, do te kish turp te dite ne rruge.

    Shto koment

    Denonco