Mikja më e mirë e Whitney Houston rrëfen marrëdhënien e tyre të fshehtë

Mikja më e mirë e Whitney Houston rrëfen marrëdhënien e tyre të fshehtë

14:39, 08/11/2019
A+ Aa A-

Nuk ka patur asnjë njeri më të afërt për Whitney Houston, sesa Robyn Crawford.

Në gjithë vitet që kanë kaluar së bashku, ajo ka qenë personi më i besuar dhe besnik i këngëtares.

Mesa duket në vitet 80, ka qenë dhe partnerja e saj, fakt për të cilin nuk është folur deri më sot.

Në librin e saj titullur “A song for you. My life with Whitney Houston”, ka zbuluar për herë të parë, historinë e tyre të dashurisë.

“Erdhi një moment kur ndjeva se duhet të mbroja shoqërinë tonë. Ndjeva nevojën të tregoja gruan mbrapa atij talenti të jashtëzakonshëm”, shprehet ajo shtatë vite pas humbjes së artistes.

“Whitney e di që unë e kam dashur gjithmonë dhe e di se ajo me donte gjithashtu. Ne ishim gjithçka, e madje u betuam para njëra-tjetrës”, vazhdon ajo. Libri i Robyn-it ka treguar një pjesë të jetës së artises të cilën asnjë nuk e njihte, e ka lënë të surprizuar të gjithë lexuesit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco