VIDEO/ Doktori i 'Portokallisë' rrëfen si po ia shkatërronte roja, karrierën

VIDEO/ Doktori i 'Portokallisë' rrëfen si po ia shkatërronte roja, karrierën

13:11, 08/11/2019

Aktori i  spektaklit të njohur ‘Portokalli’ Erdit Asllanaj ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin ‘Lart poshtë’ ku ka folur për jetën e tij private si dhe atë artistike.

Aktori është shprehur se nuk ka qënë e lehtë marrja pjesë në këtë spektakël pas nuk i tregonin asnjëherë datën e saktë të audicioneve.

“Kur shkoja për të pyetur se kur nisnin audicionet e “Portokallisë”, më dilte gjithmonë një roje atje. Unë e pyeta kur fillonin, ai më tha kthehu pas 2 muajsh. Shkoj përsëri unë pas 2 javësh, prapë i njëjti roje.

‘O prapë ti, ik se ke ardhur shpejt, janë pas 2 muajsh’.

E një ditë vete unë, ishte ditë me shi, dhe më doli prapë roja. Prapë më tha kthehu pas 2 javësh. Unë eca, i shkava pak me lezet e kalova. Rastis aty me asistent regjisorin. E pyes e më thotë hajde se tani janë audicionet. Unë i thashë që isha i papërgatitur, por që thoni ju aty filloi rrugëtimi im në “Portokalli”, u shpreh Erditi, duke theksuar se puntata e tij e parë ka qenë ‘bombastike’. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco