A ndihet e mirëpritur në Zvicër pas akuzave për mashtrim Loredana?!

A ndihet e mirëpritur në Zvicër pas akuzave për mashtrim Loredana?!

11:08, 08/11/2019

Pak muaj më parë bëri bujë në mediat shqiptare e zvicerane lajmi se Loredana akuzohej për mashtrim të një çifti zviceran.

Së fundmi redaktori i muzikës në SRF, Lukie Wyniger u takua me reperen për të biseduar me të për muzikën e saj, për Zvicrën, për paratë, jetën e saj si një yll rap dhe nënë, si dhe për akuzën e ngritur ndaj saj.

Kur u pyet se a ndihet ende e mirëpritur në Zvicër pas akuzave për mashtrim, Loredana u përgjigj se e do shumë Zvicrën dhe nuk do largohet kurrë.

"Unë jam fanse e Zvicrës. Më pëlqen të jem këtu. Unë mendoj se nuk do të largohem nga Zvicra. Asnjëherë nuk e kam ndjerë se ishim të padëshiruar këtu. Sa më shumë që kam, aq më shumë njerëz më urrejnë. Por nuk mund ta kuptoj as mënyrën se si mund ta urresh dikë që nuk e njeh personalisht", është shprehur Loredana.Burimi: Prive.al

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco