Ditën e djeshme e ëma e Kim Kardashian-it ka festuar ditëlindjen.
Kris Jenner ka mbushur plot 64 vjeç urimet dhe suprizat për të kanë qënë të shumtë.
Por ajo që preku më shumë ka qënë supriza e vajzës së saj Kim Kardashian.
Nëpërmjet një video të publikuar në Instagram Kim tregoi suprizën dhe Kris së bashku me shoqet e tjera dhe të bijat kanë shpërthyer në lot nga emocionet.
“Sot ne festojmë për nënën time. Kushdo që e njeh atë, e di sa sentimentale është. Për ditëlindjen e saj kam planifikuar një drekë të vogël, me vetëm fëmijët e saj dhe miqtë e saj më të ngushtë të 40 + viteve. I dërgova ftesat në një vend ku u takuam të gjithë. Kur të gjithë mbërritën, u thashë se kisha një surprizë. Pastaj u dhashë atyre ftesën e vërtetë dhe në fillim të ata panë adresën se ku do të shkonim dhe lotët mbushën dhomën. Kam marrë me qira shtëpinë e fëmijërisë. Të gjitha kujtimet tona jetojnë këtu sidomos me babanë. Shtëpia është aty ku lindi çdo fëmijë Kardashian dhe na bëri ne që jemi”, shkruan Kim.
© SYRI.net