Venera Lumani tregon si u mashtrua dhe çfarë duhet të bëni për të mos e pësuar dhe ju

Venera Lumani tregon si u mashtrua dhe çfarë duhet të bëni për të mos e pësuar dhe ju

22:10, 05/11/2019
A+ Aa A-

Shumë të famshëm kohët e fundit janë përballur me fenomenin e ‘hackerimit’ të Instagramit. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares Venera Lumani rreth një muaj më parë.

Ajo, e ftuar në programin e Rudina Magjsitarit tregoi si u mashtrua dhe si veproi për të marrë mbrapsht llogarinë e saj.

“Isha e lodhur dhe përgjumësh dhe më kishte ardhur një email që më kërkontë të rikonfirmoja të dhënat e mia në Instagram. Futa emrin dhe 'passwordin' dhe që nga ai moment, humba aksesin në Instagram. Pastaj shkova në një udhëtim dhe s’pata mundësi ta riktheja. Shumë njerëz që u hoqën sikur donin të më ndihmonin, më futën më thellë akoma. Dukej sikur kishin një lidhje me hacker-in. Në fund te bëra vetë. Ndoqa të gjithë hapat dhe u rikthye. Kam për të gjithë një mesazh. Mos i besoni asnjë emaili që kërkon të dhënat. Nëse Instagrami kërkon konfirmim, ju pyet në profilin tuaj, madje s’ka nevojë për 'passwordin', se atë e ka’, u shpreh Venera e cila e pranoi që ishte gabimi i saj që ra pre e këtij mashtrimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco