Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Bija ime/ Doktori i jep Demirit lajmin e keq për Ojkynë, ja ç’do ndodhë nesër

Bija ime/ Doktori i jep Demirit lajmin e keq për Ojkynë, ja ç’do ndodhë nesër

20:57, 05/11/2019
A+ Aa A-

Ojky zgjohet dhe i tregon Demirit se për një moment iu errësuan sytë. Demir aktron para Ojkysë sikur është mirë. Ai i thotë se i ka ndodhur nga lodhja. Doktori i jep Demirit lajmin e keq se Ojky kaloi një atak serioz.

Demir shqetësohet kur kupton se gjendja shëndetësore e Ojkysë po përkeqësohet. Ai i tregon doktorit se kjo periudhë ka qenë e ngarkuar për Ojkynë pasi ajo mësoi kush është e ëma. Doktori këshillon Demirin të mos e mërzisin Ojkynë dhe e ëma duhet të mësojë sëmundjen.

Demir nuk pranon t’i tregojë Asusë që Ojky është e sëmurë. Demir i tregon Asusë se Ojkysë i ra të fikët në shkollë dhe kërkon të qëndrojë larg saj. Asu nuk e dëgjon Demirin dhe shkon në spital. Ajo i thotë Ojkysë se është penduar për sjelljen por nuk do heqë kurrë dorë nga ajo.

Asu i tregon Ojkysë se kur ishte bebe nuk e braktisi me dëshirë. Ajo i ka blerë Ojkyt dhuratë një ditar. Ojky preket nga fjalët e Asusë por e gjitha është mashtrim dhe plan i Xhemalit. Asu paralajmëron Xhandanin të ketë kujdes nga Demiri.

Demir demoralizohet shumë nga gjendja e Ojkysë dhe qan. Ugur i jep forca që të luftojë. Demir nxehet kur mëson se Asu ka vizituar Ojkynë në spital. Xhandan këshillon Demirin të pranojë Asunë.

Demir nuk ka para për të paguar spitalin dhe mëson se Murat e ka ndihmuar. Demir falenderon Muratin dhe i thotë se do ja kthejë borxhin./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco