Mentor Haziri flet për turizmin: Në një vend ka sushi, në tjetrin helmohesh

Mentor Haziri flet për turizmin: Në një vend ka sushi, në tjetrin helmohesh

23:22, 04/11/2019
A+ Aa A-

Këngëtari kosovar Mentor Haziri ka folur së fundmi për kontrastet që të ofron turizmi në Shqipëri, si dhe për mungesën e infrastrukturës. I ftuar në emisionin “Why Not”, Haziri shprehu gjithashtu keqardhjen për gjendjen aktuale, duke marrë parasysh bukuritë natyrore që ofron vendi.

“Kam qenë para dy viteve në Jalë, me një mik nga Amerika. Është çuditur. Ke një vend ku ka sushi, një shampanjë 600 euro në plazh dhe ke vendin tjetër ku s’ke ku të flesh dhe ku helmohesh me ushqim, në vetëm 50 m diferencë. Kjo është çka të ofron turizmi shqiptar.

Aq bukuri të mëdha ka Shqipëria, sa ne nuk i dimë as vetë. Duhet t’i çojmë përpara. Ato çohen përpara me infrastrukturë, me urbanizëm. Nuk dua të shkoj në Theth dhe të shikoj një rrugë horror, aq të prishur, derisa të arrij aty të shikoj ato ujvara aq të bukura që ka Thethi”-tha Mentor Haziri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco