Godet këngëtari i njohur shqiptar: ‘Festivali i RTSH-së, i korruptuar…ka hile dhe pazare’

Godet këngëtari i njohur shqiptar: ‘Festivali i RTSH-së, i korruptuar…ka hile dhe pazare’

23:01, 04/11/2019
A+ Aa A-

Luiz Ejlli mendon se festivali i RTSH-së është i korruptuar dhe se pazaret dhe hilet datojnë kur u vendos se këngëtari fitues do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion.

I ftuar në “Thumb On”, Ejlli u shpreh se nuk është në dijeni të debatit mes kompozitores Diana Ziu dhe organizatores së festivalit të këtij viti, Vera Grabocka. E megjithatë, pohoi se festivali i RTSH-së ka qenë dhe do të mbetet më i rëndësishmi në vend.

“Përsa i përket debatit që ka bërë Vera me Dianën, nuk kam dijeni, nuk e kam lexuar. Si gjithmonë, në festivalet shqiptare janë lakuar emrat, jo fiton x, jo fiton y. Personalisht mendoj se ai festival ka qenë dhe do të jetë më i rëndësishmi në Shqipëri. Por që kur u fut Eurovizion, u bë pak i korruptuar, filluan hilet dhe pazaret”-tha Luiz Ejlli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco