Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Horoskopi i të martës/ Shenjat që do të kenë një ditë të zezë

Horoskopi i të martës/ Shenjat që do të kenë një ditë të zezë

23:42, 04/11/2019
A+ Aa A-

Dashi-Një ditë pak nervoze, ku mund të duhet të grindeni me dikë, me siguri edhe në çift do të duhet të përballeni me një çështje. Mundohuni të jeni të kujdesshëm, t’i analizoni gjërat mirë, keni disa situata për të zgjidhur nga tani, deri në fund të vitit.

Demi-Një ditë pak e lodhshme, ju jeni paksa të stresuar për shkak të shumë gjërave për të bërë dhe planifikuar për të ardhmen. Ka kaq shumë ndryshime që po ndodhin ose planifikohen, ose të paktën disa ide që gumëzhijnë në kokën tuaj: ju doni të merrni përsëri në dorë jetën tuaj dhe të bëni mirë, por kjo ju bën të revolucionarizoni shumë gjëra. Sot mundohuni të mos lodheni shumë, nga nesër do të jetë shumë më mirë.

Binjaket-Në këtë ditë duhet të përpiqeni të flisni dhe të sqaroni nëse keni diçka për të thënë, sepse në dy ditët e ardhshme mund të ketë tensione më të mëdha, veçanërisht në çift, dhe do të jeni shumë më të acaruar. Disa raporte këtë muaj do të duhet të kontrollohen për të parë se çfarë nuk është në rregull.

Gaforrja-Dita në të cilën mund të rikuperoni një histori dashurie që javët e fundit ka pasur një krizë. Ende ka probleme në vendin e punës, ku mund të ketë debate me bashkëpunëtorët. Fizikisht ndjeheni më mirë sesa ditët e kaluara.

Luani-Ditë në rënie dhe e lodhshme, në të cilën mund të ketë kontraste dhe debate. Ju e keni izoluar pak veten, është si të jeni kundër të gjithëve, duke u përpjekur të lehtësoni pak kontrollin tuaj, të zbutni qëndrimin tuaj, mos u mbyllni në vetvete.

Virgjëresha-Ditë interesante, për t’u shfrytëzuar në tërësi, sepse dy ditët e ardhshme do të shohin një lodhje të caktuar, edhe pse ende do të ketë evolucion në rrugën tuaj, gjë e cila do t’ju çojë në zgjidhjen e shumë problemeve. Mundohuni të mos merrni vendime të nxituara, mbase duhet t’i shtyni veprimet në fundjavë.

Peshorja-Sot, mund të vijnë fitime të papritura, ose puna mund t’ju japë kënaqësi të madhe. Në këtë pjesë të muajit, çështjet ekonomike kanë një avantazh, veçanërisht nëse keni një partner të Virgjëreshës, Demit ose Bricjapit. Sa për ndjenjat, përpiquni të flisni tani, sepse do të ketë një rënie gjatë fundjavës.

Akrepi-Ditë në të cilën është më mirë të tregoheni të kujdesshëm nëse duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme për jetën tuaj. Më mirë të mendoni përsëri për këtë, një ose dy ditë: mes nesër dhe një dite më pas, do të keni njohuri të shkëlqyera. Puna është shumë mirë, falë ndikimit pozitiv të Diellit dhe Mërkurit.

Shigjetari-Ditë në rënie, ku lodhja fizike mund të ndjehet shumë. Do të duhet të prisni disa ditë, do të rikuperoheni gjatë fundjavës. Mundohuni të gjeni hapësira për veten tuaj, falë Jupiterit, i cili ende kalon në shenjën tuaj, ju mund të bëni një projekt që ju intereson për punën.

Bricjapi-Yjet janë në anën tuaj, përpiquni ta shfrytëzoni këtë për të zgjidhur çështje të një natyre ekonomike ose praktike, por edhe çdo mosmarrëveshje familjare: bëjeni të enjten, sepse gjatë fundjavës situata astrologjike do të ndryshojë dhe do të ndjeheni shumë më të lodhur.

Ujori-Në këtë ditë yjet ju këshillojnë t’i kushtoni më shumë rëndësi ndjenjave. Dashuria, nëse keni personin e duhur pranë jush, mund të veprojë si një forcë lëvizëse në projektet e jetës, gjithashtu ju ndihmon të merreni me problemet e punës, me frymën e duhur. Tani keni energji më të mirë se muajin e kaluar.

Peshqit-Një ditë pozitive që ju sheh në rritje: ndërsa i afroheni fundit të vitit gjërat do të përmirësohen. Nesër dhe pasnesër, Hëna do të kalojë në shenjën tuaj dhe do të jetë në gjendje të sjellë zgjidhje të mira, për t’ju dhënë indikacione që nuk i keni llogaritur deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco