HOROSKOPI JAVOR 4-11 nëntor/ Java e parë e muajit qenka gjithë surpriza, ja parashikuar për të gjitha shenjat

HOROSKOPI JAVOR 4-11 nëntor/ Java e parë e muajit qenka gjithë surpriza, ja parashikuar për të gjitha shenjat

20:06, 04/11/2019
A+ Aa A-

Dashi: Yjet ju këshillojnë që të mos nxitoni. Nëse keni ndër mend të bëni një udhëtim, ky do të jetë momenti i përshtatshëm për të organizuar gjithçka. Kujdes me shpenzimet dhe përqendrohuni në objektivat që i keni vënë vetes. Nëse ka ndodhur ndonjë keqkuptim me ndokënd, tani keni rastin që të sqaroheni. Në aspektin profesional mund t’ju ofrohet një mundësi që duhet ta kapni fluturimthi.

Demi: Mundohuni të ruani qetësinë, edhe pse Mërkuri në pozicion të pafavorshëm do t’jua vështirësojë dialogun me personat pranë jush. Do të kaloni gjithsesi ditë të qeta, gjatë të cilave do të zbaviteni. Tashmë nuk keni pse të veproni sipas kornizave të vjetra. Ata që janë beqarë mund të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Edhe në nivelin profesional mund të keni ndryshime rrënjësore. Bëni kujdes, sepse me raste lodhja do të bëjë të vetën, duke mos lejuar të jepni maksimumin.

Binjakët: Mundet që gjatë këtyre ditëve të përfshiheni në debate të nxehta. Qëndroni larg atyre njerëzve që ju prishin humorin. Kujdes me vendimet që do të merrni, pasi në çdo rast mund të përballeni me pasojat, sidomos në fundjavë. Mundohuni t’i përkushtoheni aktiviteteve që janë në interesin tuaj. Gjendja shëndetësore do të jetë e mirë.

Gaforrja: Gjatë kësaj periudhe, jeta juaj do të jetë plot peripeci. Mundohuni t’i bëni gjërat me radhë, për të shmangur konfuzionin. Shmangini veprimet impulsive dhe xhelozinë në adresë të partnerit. Dashuritë e reja që do të lindin në këtë periudhë me kalimin e kohës do të bëhen të mëdha. Çiftet e konsoliduar mund të hasin ndonjë problem, por asgjë që nuk mund të zgjidhet. Në aspektin profesional do të ndiheni të plotësuar.

Luani: Falë Jupiterit të kthyer nga shenja juaj, do të gjeni sërish dëshirën për t’u dhënë pas aventurave dhe lidhjeve pasionante. Kujdes, sepse interesi që do të shfaqni për dikë tjetër mund të rrezikojë lidhjen me partnerin. Në aspektin profesional mund t’ju ofrohen mundësi të reja të paparashikuara. Do të ndiheni më ambiciozë se kurrë dhe ky do të jetë momenti më i përshtatshëm për t’u angazhuar fort.

Virgjëresha: Pas një periudhe problematike, Marsi, i kthyer në pozicion të favorshëm nga shenja juaj, do të ndikojë që t’ju kthehet qetësia shpirtërore. Pritet që të keni takime interesante dhe që gjithçka të ecë mirë në aspektin e ndjenjave. Në familje mund të përballeni me ndonjë problem, por nuk është asgjë serioze. Në aspektin profesional është e këshillueshme që t’u riktheheni dhe një herë disa marrëveshjeve të bëra që më parë. Kjo është periudha e përshtatshme për të vënë në zbatim projektet tuaja personale.

Peshorja: Qetësia dhe diplomacia janë dy tipare kryesore të kësaj shenje. Do të përpiqeni të ruani marrëdhënie të mira me ata që keni pranë. Shikoni thellë brenda zemrës që të kuptoni cilat janë ndjenjat tuaja të vërteta. Beqarët mund të përjetojnë aventura të reja, kurse çiftet do të zgjidhin problemet e xhelozisë që i shqetësonin prej kohësh. Ndokush mund të ndiejë dëshirën për të filluar një punë të re, kurse ata që punojnë privatisht do t’u duhet të përballen me konkurrencën.

Akrepi: Kjo do të jetë një periudhë e mbarë në aspektin ekonomik, pasi  Jupiteri do të jetë i kthyer nga shenja juaj dhe do të keni mundësinë të bëni marrëveshje të mira. Ata që kanë bërë investime të gabuara në muajt e kaluar, tani do të përballen me pasojat. Do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme për sa i përket marrëdhënies suaj në çift. Kurse për ata që kanë pasur vështirësi në të kaluarën, situata paraqitet mjaft kritike. Mundohuni të mos i ndërlikoni gjërat.

Shigjetari: Situata gjatë këtyre ditëve parashikohet të jetë shumë pozitive. Angazhohuni fort dhe vëreni në punë imagjinatën. Luajini mirë letrat tuaja, në mënyrë që të arrini gjithçka dëshironi. Parashikohet që të keni takime me njerëz të rinj, gjatë të cilave mund të lindin edhe histori të rëndësishme dashurie. Nëse doni të ndryshoni disa aspekte të jetës suaj, hidhuni në veprim, por duke u treguar të kujdesshëm.

Bricjapi: Do të fillojë për ju një periudhë reflektimi. Është e këshillueshme që t’i masni mirë hapat tuaj, në mënyrë që të vendosni me objektivitet për vendimet që do të merrni dhe të kuptoni se çfarë kërkoni nga e ardhmja. Ata që janë në një lidhje prej shumë kohësh, tani mund të bëjnë plane për të krijuar familje. Është më mirë që gjatë kësaj periudhe t’i shmangni investimet në aspektin ekonomik. Besojini intuitës suaj, pasi tani mund t’ju ndihmojë shumë.

Ujori: Falë Mërkurit në shenjën tuaj, gjithçka do të shkojë mirë në aspektin profesional dhe nuk do të mungojnë angazhimet e shumta. Falë aftësive tuaja të komunikimit do të mund të bëni për vete shumë njerëz. Mundohuni ta shfrytëzoni këtë potencial tuajin për të krijuar sa më shumë njohje të reja, që mund të rezultojnë të frytshme në punën tuaj. Këta muajt e fundit kanë qenë shumë të lodhshëm për ju, prandaj duhet të rifitoni energjitë e humbura.

Peshqit: Mundohuni që gjatë këtyre ditëve t’i qartësoni mendimet. Mos vazhdoni t’u përkushtoheni gjërave që duket se nuk kanë të ardhme, vetëm nga frika se mos lëndoni ndokënd. Tregohuni të kujdesshëm, kur vjen puna te ndjenjat, sidomos nëse vetëm prej pak kohësh keni nisur një lidhje të re. Nëse keni lidhur një kontratë pune, rishqyrtojini edhe një herë disa pika të saj. Gjendja juaj fizike do të jetë e mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco