Çudit mamaja e Cristiano Ronaldo-s: Mafia e ka penguar djalin tim…

Çudit mamaja e Cristiano Ronaldo-s: Mafia e ka penguar djalin tim…

18:40, 04/11/2019
A+ Aa A-

E ëma e Cristiano Ronaldos ka shkaktuar habi me deklaratën e saj të fundit. Dolores Aveiro pretendon se ekziston një mafia në futboll, që e ka penalizuar djalin e saj për të fituar më shumë çmime ndërkombëtare, për shkak të kombësisë portugeze.

“Ekziston një mafia dhe kjo është fjala e duhur për ta përkufizuar. Shikoni çfarë ka ndodhur, do ta kuptoni se gjithçka vjen për shkak të mafias. Nëse Cristiano Ronaldo do të ishte spanjoll ose anglez, ata nuk do t’i bënin atë që po i bëjnë. Por meqë është portugez, kjo mund të ndodhë. Do ta fitojë Topin e Artë këtë vit? Nuk e di nëse do ta marrë ai…Por besoj se e meriton, nëse analizojmë se çfarë ka bërë gjatë sezonit”, - është shprehur Dolores Aveiro të premten, për mediat portugeze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco