Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

‘Kush është kjo dhëmbë kalbura?’, Noizy ofendon keq gazetaren shqiptare

‘Kush është kjo dhëmbë kalbura?’, Noizy ofendon keq gazetaren shqiptare

17:32, 04/11/2019
A+ Aa A-

I njohur si reperi më i famshëm shqiptar, Noizy, ka ofenduar publikisht gazetaren shqiptare, me të cilën duket se nuk ka një marrëdhënie të mirë.

Këngëtari më kërkuar shqiptar për koncerte dhe njëkohësisht edhe më i paguri në tregun muzikor, në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi të gazetares shqiptare, Dasara Karaiskaj, të cilës i ka mbishkruar disa fjalë ofenduese ndaj saj.

“Repi në Shqipëri ka ardh në 2008-2009. Kush është kjo dhëmbë kalbura”, ka shkruar Noizy, i cili edhe njëherë ka hapur rrugë një tjetër sherri në publik me të.

Kujtojmë se Noizy dhe Dasara kanë një histori të gjatë ngacmimesh dhe kunjash nëpër rrjetet sociale. Gazetarja ka komentuar vazhdimisht veprimet e Noizyt, si ajo e hedhjes së parave në një klub në Tiranë apo foto të tjera të bujshme të tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco