Ish-zëdhënëse e Festivalit në RTSH, Kozeta Kurti ngre pikëpyetje: A ka DORËZUAR këngë Elvana Gjata që flitet se do fitojë, apo kjo është 'LOJË'?

Ish-zëdhënëse e Festivalit në RTSH, Kozeta Kurti ngre pikëpyetje: A ka DORËZUAR këngë Elvana Gjata që flitet se do fitojë, apo kjo është 'LOJË'?

22:43, 03/11/2019
A+ Aa A-

Zërave për një fitore të mundshme të Elvana Gjatës në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH, iu është përgjigjur edhe gazetarja e njohur, njëherazi ish-zëdhënëse e këtij festivali, Kozeta Kurti, përmes një postimi në rrjetin e saj social.

Sipas gazetares, fitorja e supozuar e Elvana Gjatës, edhe nëse ndodh, nuk mund të konsiderohet çudi kur flasim për emra të tillë. Elvana sipas saj, ka të gjithë komponentët për të përfaqësuar Shqipërinë në një festival të përmasave të tilla, sikurse është 'Eurovizioni'.

“Ç’e keni kap’ me Elvana Gjaten në Festival? Nëse Elvana Gjata shkon këtë vit ne Festival, nese Elvana Gjata ka vërtet këngën me te mire ne Festival (se nuk besoj qe do do shkoje Elvana per here te pare ne Festival, me nje kenge jo profesionale) cfare te keqe do kishte ta fitonte? Eshte e konfirmuar, eshte e investuar, keshtu qe pse jo? “, shkruan Kurti.

Por Kurti hedh dyshime mbi pjesëmarrjen reale të Elvana Gjatës. Ajo pyet median dhe “zhurmuesit” e këtij lajmi nëse është investiguar si duhet dhe a është vërtet Elvana pjesëmarrëse në Festival, për të mos degjeneruar në një moment të dytë me tituj : “Elvana Gjata lë Festivalin dhe ky të ketë qënë një “shërbim i kryer” për Arilenën?”. Mos ndoshta kjo është e gjitha një lojë dhe emri i saj po përdoret për të bërë zhurmë?".

“Dyshimi dhe nevoja per investigim shtrohet edhe me tej: nese Elvana s’ka dorezuar ende kenge (dhe sipas rregullave te Festivalit (jo sipas rregullave te organizatoreve te saj) tashme nuk mundet me, a mos po perdoret emri i saj per zhurme dhe vetem pak kohe perpara Festivalit, te jemi perballe titujve: Elvana Gjata le Festivalin dhe ky te kete qene nje “sherbim i kryer” per Arilenen? (Kujtoj se dy vjet me pare, kur une kam qene zedhenese per shtyp per Festivalin (apo PR ne gjuhen bashkekohore), te gjitheve mund t’u kujtohen fjalet: Arilena fiton Festivalin (nderkohe qe Arilena s’kishte dorezuar fare kenge). Po si do justifikohet kjo, nderkohe qe na eshte ngaterruar neper kembe nje marreveshje qe kane firmosur kengetaret? Nuk eshte kontrata qe artistet “pranojne fitues” te shpallur. Eshte keqinformim i medias. Ajo eshte nje marreveshje qe i ka detyruar pjesemarresit te firmosin per te konfirmuar prezencen e tyre. Pra: neser, pasneser te mos guxosh te thuash: do terhiqem. Dhe kjo eshte teresisht e arsyeshme, duke patur parasysh qe organizatoret e festivalit te ketij viti, te detyrojne te firmosesh kontrata me penalitete financiare te majme ne produksionet e tyre private (nderkohe qe s’paguajne kokerr leku). Ne festival te pakten, kenga blihet”, shton Kurti.

Madje, gazetarja e sheh kërkesën e llogarisë ndaj anëtarëve të Komisionit që përzgjedh këngët pjesëmarrëse si ''një llogari pa sens'', duke marrë parasysh problemin që ka shoqëruar ndër vite një proces të tille. Sipas saj, të gjitha mënyrat dhe procedurat e deritanishme në këtë aspekt janë problem.

“Anetareve te komisionit per praniminin e kengeve, s’keni pse u kerkoni llogari: si perzgjodhet? Sepse ky argument eshte prej vitesh problem. Gjithmone puna per pranimin e kengeve ka lene per te deshiruar, sepse s’mund te vendosesh me vetem nje degjim nese kenga ben apo nuk ben, (kenget luhen aty per aty, ne takim); kenget nuk mund te jepen me perpara, sepse eshte e mundur qe anetaret te dallojne nje ze te njohur e te shiten, duke hyre ne biseda paraprapke, apo nese i degjojne kenget “pronaret e festivalit” dhe pastaj detyrojne komisionin vec te firmosin per pranimet qe vete “pronaret e festivalit” kane bere. Te gjitha menyrat e deritanishme jane problem”, ka përfunduar ajo.

Postimi i plotë:

“Ç’e keni kap’ me Elvana Gjaten ne Festival? Nese Elvana Gjata shkon kete vit ne Festival, nese Elvana Gjata ka vertet kengen me te mire ne Festival (se nuk besoj qe do do shkoje Elvana per here te pare ne Festival, me nje kenge jo profesionale) cfare te keqe do kishte ta fitonte? Eshte e konfirmuar, eshte e investuar, keshtu qe pse jo? “, shkruan Kurti.

1-Pyetja shtrohet ndryshe: a ka vertet Elvana nje kenge qe e ka dorezuar ne Festival ne afatet e caktuara apo me perpara ka dale emri i saj se vete kenga? (Nese eshte keshtu, c’faj ka Elvana? Si mund t’i kerkojme ne llogari dikujt qe mund te vere kushte? Ne llogarine ne fakt duhet t’ua kerkojme atyre qe pranojne kushte, jo atyre qe vendosin kushte).

2- Dyshimi dhe nevoja per investigim shtrohet edhe me tej: nese Elvana s’ka dorezuar ende kenge (dhe sipas rregullave te Festivalit (jo sipas rregullave te organizatoreve te saj) tashme nuk mundet me, a mos po perdoret emri i saj per zhurme dhe vetem pak kohe perpara Festivalit, te jemi perballe titujve: Elvana Gjata le Festivalin dhe ky te kete qene nje “sherbim i kryer” per Arilenen? (Kujtoj se dy vjet me pare, kur une kam qene zedhenese per shtyp per Festivalin (apo PR ne gjuhen bashkekohore), te gjitheve mund t’u kujtohen fjalet: Arilena fiton Festivalin (nderkohe qe Arilena s’kishte dorezuar fare kenge). Po si do justifikohet kjo, nderkohe qe na eshte ngaterruar neper kembe nje marreveshje qe kane firmosur kengetaret? Nuk eshte kontrata qe artistet “pranojne fitues” te shpallur. Eshte keqinformim i medias. Ajo eshte nje marreveshje qe i ka detyruar pjesemarresit te firmosin per te konfirmuar prezencen e tyre. Pra: neser, pasneser te mos guxosh te thuash: do terhiqem. Dhe kjo eshte teresisht e arsyeshme, duke patur parasysh qe organizatoret e festivalit te ketij viti, te detyrojne te firmosesh kontrata me penalitete financiare te majme ne produksionet e tyre private (nderkohe qe s’paguajne kokerr leku). Ne festival te pakten, kenga blihet.

3- Apo mos ndodh e kunderta? Nje kompromis me Arilenen (meqe shume u fokusuan tek emri i saj perpara se te dilte emri i Elvanes). Qe njerezit te turreshin pas saj, e ne fund gara te duket e drejte.

4- Anetareve te komisionit per praniminin e kengeve, s’keni pse u kerkoni llogari: si perzgjodhet? Sepse ky argument eshte prej vitesh problem. Gjithmone puna per pranimin e kengeve ka lene per te deshiruar, sepse s’mund te vendosesh me vetem nje degjim nese kenga ben apo nuk ben, (kenget luhen aty per aty, ne takim); kenget nuk mund te jepen me perpara, sepse eshte e mundur qe anetaret te dallojne nje ze te njohur e te shiten, duke hyre ne biseda paraprapke, apo nese i degjojne kenget “pronaret e festivalit” dhe pastaj detyrojne komisionin vec te firmosin per pranimet qe vete “pronaret e festivalit” kane bere. Te gjitha menyrat e deritanishme jane problem.

Mire u shkrofshim ne dhjetor!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco