Këngëtarja shqiptare pranon publikisht: Erik Lloshi më ka ngacmuar

Këngëtarja shqiptare pranon publikisht: Erik Lloshi më ka ngacmuar

20:45, 03/11/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja e re, por jo e panjohur për publikun, Xheisara ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos.

Në një intervistë me gazetarin Andi Vrapi, të titulluar “Në shtrat me Xheisarën”, kjo e fundit ka treguar të rejat më të fundit lidhur me karrierën dhe jetën e saj private.

Xheisara u pyet nga gazetari nëse ishte ngacmuar ndonjëherë nga kolegët dhe nuk e pati aspak të vështirë të tregonte të vërtetën.

“Po, jam ngacmuar, Eriku në fillim, më ka ngacmuar. Sigurisht, kjo ka ndodhur para se ai të martohej, por tani jemi miq shumë të mirë”, pohoi këngëtarja.

Nga ana tjetër, Xheisara rrëfeu se shumë shpejt pritet të sjellë një bashkëpunim me Aurela Gaçen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco