‘Ermal, të kanë parë me tjetrën...!’/ Rezarta Shkurta i bën ‘zbor’ burrit, por ishte viktimë e kamerës së fshehtë

‘Ermal, të kanë parë me tjetrën...!’/ Rezarta Shkurta i bën ‘zbor’ burrit, por ishte viktimë e kamerës së fshehtë

19:36, 03/11/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka rënë së fundmi pre e një kamere të fshehtë, të ideuar nga moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.

Asaj i është paraqitur në zyrë një gazetar, duke pretenduar se disponon foto të bashkëshortit me një femër tjetër.  E nervozuar, Shkurta e ka nxjerrë jashtë gazetarin dhe menjëherë ka telefonuar Ermal Hoxhën, për t’i kërkuar llogari.

“Ku ishe pardje Ermal? Ishe me Landin apo me Landën? Të kanë fotografuar me tjetrën! Ermal Hoxha, s’je në rregull më duket. Të ka fluturuar tepeleku…”-dëgjohet e revoltuar Rezarta, në videon e postuar nga “Blitz.al”.

Risjellim në vëmendje se nipi i diktatorit Enver Hoxha u lirua në shtator të vitit të kaluar nga burgu, tre vjet pas dënimit nën akuzën e trafikut të drogës në tentativë. Në 14 janar të vitit 2015, ai u vendos në pranga pas një operacioni policor në Xibrakë, ku ishte ndërtuar një laborator droge që merrej me përpunimin e kokainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco