Plas keq sherri! Young Zerka tha se Samanta nuk e meriton famën që ka, reagon këngëtarja duke ofenduar krejt ironi

Plas keq sherri! Young Zerka tha se Samanta nuk e meriton famën që ka, reagon këngëtarja duke ofenduar krejt ironi

18:35, 03/11/2019
A+ Aa A-

Mbrëmjen e kaluar në “Shiko kush luan”, Young Zerka është vënë përballë një zgjedhjeje të vështirë. I vendosur përballë fotove të disa këngëtarëve shqiptarë, saktësisht: Feros, Samanta Karavellës, Tayna-s, Dafina Zeqirit, Capital T-së, Ronela Hajatit, Kastro Zizos, Ledri Vulës, Alban Skënderajt, Dhurata Dorës, Rinës dhe Lumi B-së, atij i është kërkuar të qëllojë drejt atij që mendon se nuk e meriton famën që ka. Zerka nuk e ka menduar dy herë para se të qëllojë mbi foton e Samanta Karavellës.

Image

Pas kësaj Samanta ka reaguar menjëherë në Instagram Stories, ku bashkëngjitur videos së shkëputur nga emisioni, ka shkruar:

“O Koçiii s’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia... Eh pra, pas një buri (pa ‘rr’) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja.”

ImageImage

Nuk dihet çfarë ka dashur të thotë Samanta me këtë të fundit, por Zerka është përfolur gjithmonë për lidhjen me Ronela Hajatin, me të cilën Samanta nuk i ka aspak punët mirë. Dy këngëtaret kanë qenë mikesha të mira me njëra-tjetrën, por shoqëria e tyre mori fund rreth dy vite më parë. Vitin e kaluar Samanta tregoi në “Pop Culture” se miqësia mes saj dhe Ronelës mori fund për shkak të intrigave.

Image

“Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk egziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”, -ka rrëfyer ajo në mars të vitit të kaluar.

Image

Dimë të themi vetëm se situata duket e tensionuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco