FOTO/ Artisti me famë botërore i propozon live Kejvina Kthellës

FOTO/ Artisti me famë botërore i propozon live Kejvina Kthellës

23:58, 02/11/2019
A+ Aa A-

Kjo puntatë e të shtunës në ‘Shiko kush luan’ ishte e mbushur plot me surpriza, me lojëra dhe me të qeshura pafund. Të ftuar ishin Anxhela Peristeri, Kejvina Kthella, Eduart Ndocaj, Kanita, Young Zerka dhe këngëtari me famë botërore Yaar. Artisti rumun është bërë i njohur për publikun shqiptar edhe pas këngës ‘Jale’ në bashkëpunim me Kanitën.

Luana dhe stafi i emisionit menduan t’i gjenin një nuse shqiptare Yaar-it pasi ai vetë u shpreh se vajzat shqiptare janë shumë të bukura. Këngëtari u vendos në zgjedhje ndërmjet disa prej VIP-ave, të cilat u shfaqën me fotografi në ekran. Ai zgjodhi modelen Kejvina Kthella e cila përvecse në foto, ishte në të njëjtën studio me të.

Yaar tregoi se e bëri këtë zgjedhje ngaqë po e shihte Kejvinën live dhe ajo ishte shumë herë më e bukur se sa në foto. Më pas në studio u improvizua edhe një propozim për martesë për modelen me muzikën karakteristike në sfond.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco