FOTO/ Zbulohet dieta që bëri mrekulli me format trupore të Adele

FOTO/ Zbulohet dieta që bëri mrekulli me format trupore të Adele

12:56, 26/10/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja e hitit ‘Hello’ i la të gjithë pa fjalë me format e saj trupore kur u shfaq në ditëlindjen e reperit të njohur Drake.  

Me një fustan të zi prej kadifeje me shpatulla të zhveshura dhe me një rryp lëkurë në mes këngëtarja e ‘Hello’ shfaqet më elegante se kurrë.

Po cili është sekreti i këtij fiziku?

Mediat shkruajnë se Adele ka mbajtur një dietë që quhet Dieta e Sirtfood dhe përfshin ushqime gruri të ulëta në kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile.

Ndjekësit e dietës lejohen të marrin vetëm 1000 kalori në ditët e para të saj, ndërsa në ditët e fundit lejojnë që ndjekësit të marrin deri në 1500 kalori.

Këngëtarja ka punësuar edhe një trajner personal në L.A., për ta ndihmuar me ushtrimet fizike.

“Ajo bën 60-minuta ushtrime që përfshijnë kardio, trajnime dhe Pilates. Ajo gjeti një rutinë që po funksionon për të dhe po e shijon atë më shumë”, thotë burimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco