Vetëm 24 vjeç dhe bëhet miliardier brenda natës

Vetëm 24 vjeç dhe bëhet miliardier brenda natës

12:10, 26/10/2019
A+ Aa A-

Eric Tse e cili kohët e fundit është diplomuar në shkollën prestigjioze Wharton të Universitetit të Pensilvanisë në degën financë është bërë miliardier brenda një dite.

Image

Prindërit e tij të cilët janë drejtor ekzekutivë të ‘Sino Biopharmaceutical Limited’ të martën që shkoi i kanë dhuruar djalit të tyre një të pestën e aksioneve të kompanisë.

Tse është nga Hong Kongu dhe njihet për jetën e tij luksoze dhe para se të bëhej miliardier të cilën nuk e lë pa e reklamuar dhe në rrjetin social Instagram.

Në fotot e publikuara 24 vjeçari shihet me modele të njohura si Bella Hadid, Lily Aldridge por nuk mungonjën foton as me Rihannën të cilën ai quan idhullin  e tij.

Image

Gjithashtu më 1 tetor, 70 vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës, i riu Tse mori pjesë në festimet e Pekinit të hapura vetëm për mysafirë dhe personalitete të ftuar.

Deklarata e kompanisë të martën thoshte se prindërit e Tse kishin transferuar aksionet tek ai "për të përmirësuar menaxhimin dhe trashëgiminë e pasurisë familjare".

Dokumenti u nënshkrua nga kryetarja e kompanisë, Theresa Tse - motra e Eric.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco