VIDEO/ Këngëtarja e njohur shqiptare jep lajmin e bukur : Do të bëhem gjyshe

VIDEO/ Këngëtarja e njohur shqiptare jep lajmin e bukur : Do të bëhem gjyshe

10:16, 26/10/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Remzie Osmani ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin “Lart e Poshtë” me Eraldo Rexhon, bashkë me vëllain e saj, Nexhat Osmani.

Në një bisedë me nota humori me gazetarin Andi Vrapi, Remzia ka dhënë shumë detaje nga karriera e saj dhe nga jeta personale.

E pyetur nga gazetari lidhur me një shtatzëni të përfolur të nuses së djalit të saj, Gëzime, Remzia ka pranuar publikisht se çifti i ri është në një pritje të ëmbël.

“Po kemi lajme të mira [nga çifti]. Nusja është në pritje të ëmbël!”, u shpreh Remzia.

E pyetur nëse dëshiron nip apo mbesë, Remzia tregoi se për të nuk ka rëndësi gjinia, mjafton të jetë mirë për momentin… ama dëshirën e ka të jetë mbesë!

Ne urojmë që shtatzania e Gëzimes të shkojë sa më mbarë dhe të jenë të shëndetshëm, që të dy, edhe fëmija, edhe nëna!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco