Këto janë momentet dramatike kur një vajzë e vogël bie brenda një pusete, ndërsa nëna e vogëlushes nxiton të ndihmojë të bijën.
Ngjarja ka ndodhur në Tatarstan të Rusisë.
Vajza ishte duke kaluar mbi pusetë, kur kapaku u rrotullua dhe vogëlushja u rrëzua brenda.
Mamaja, që po ecte në krah të së bijës, shkoi menjëherë ta nxirrte prej andej.
I gjithë episodi është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë. Për të ndihmuar nënën e dëshpëruar, afrohen edhe disa kalimtarë të rastit. Mediat vendase raportuan se vogëlushja kishte rënë në një kanalizim, por nuk ishte e qartë nëse puseta ishte e ujërave të zeza apo kanal kullimi.
Për fat të mirë, vajza e vogël u nxorr prej andej brenda pak sekondash pa pësuar lëndime.
© SYRI.net